Dash Shehi: Basha nuk mund të udhëheqë më opozitën, ka humbur disa zgjedhje - Gazeta Express
string(73) "dash-shehi-basha-nuk-mund-te-udheheqe-me-opoziten-ka-humbur-disa-zgjedhje"

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2022 17:53

Dash Shehi: Basha nuk mund të udhëheqë më opozitën, ka humbur disa zgjedhje

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2022 17:53

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se Lulzim Basha nuk mund të jetë më udhëheqësi i bllokut opozitar. Gjatë një interviste për Ora News, Shehi tha se brenda dhe jashtë PD-së ka forca dhe ide, apo njerëz e propozime për t’iu përballur Ramës.

“Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi.

Lexo Edhe: