DASH publikon detaje nga takimi i Dumanit me zyrtarin amerikan - Gazeta Express
string(62) "dash-publikon-detaje-nga-takimi-i-dumanit-me-zyrtarin-amerikan"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 20:00

DASH publikon detaje nga takimi i Dumanit me zyrtarin amerikan

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 20:00

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar se gjatë takimit të zhvilluar dy ditë më parë mes Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, u diskutuan fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, citohet deklarata sipas Top Channel.