Al Hilal është afër transferimit të Darwin Nunezit nga Liverpooli.
Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se klubi nga Arabia Saudite dhe gjiganti anglez po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes, përcjell “Gazeta Express”.
Tash do të varet nga vendimi i futbollistit uruguaian, ndërsa bisedimet për marrëveshjen personale po vazhdojnë.
Propozimi i kontratës për sulmuesin nisi fundjavën që shkoi, ndërsa vendimi final do të merret shumë shpejt.
Klubi nga Saudi Pro League po mundohet ta shtyjë procesin përpara dhe ta bind lojtarin që të përfundojë tek gjiganti saudit.
Futbollistin e do me ngulm trajneri i ri i Al Hilal, Simone Inzaghi, i cili e sheh lojtarin si prioritet të tij.
Nunez nuk e ka treguar sa duhet veten në “Anfield Road” dhe largimi i tij prej aty gjatë kësaj vere duket se do të jetë i pashmangshëm.
Në javët e kaluara interesim për 26-vjearin kishte shfaqur edhe Milani, i cili është në kërkim të një qendërsulmuesi. /Gazeta Express