Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qëndroi dje në një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara.
Nga takimi në Turqi, Vuçiq ka ndarë pamje që tregojnë momentet e pritjes zyrtare që i është bërë atij në Pallatin Presidencial.
Aty sipas videos që ka ndarë presidenti serb, shihet se ai është pritur me darkë e muzikë.
Ndrysh, takimi mes Vuçiqit dhe Erdoganit përfshiu diskutime mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Turqisë, si dhe çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe politik.
“Mirënjohës ndaj mikut tim të dashur, Presidentit Erdogan, për mikpritjen e jashtëzakonshme, e cila është e vështirë të përjetohet kudo në botë”.