Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë kanë pasur një darkë të përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, ku edhe kanë diskutuar për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.
Ai është shprehur edhe se është ‘‘kënaqësi’’ që ka shkuar në Shkup.
“Me këtë rast kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes. Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo Han i Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Si rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovski, më 18 nëntor në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët”, ka thënë ai. /GazetaExpress