‘Darka e fundit’ me shumë mistere në detaje, gjenialiteti i Da Vinçit - Gazeta Express
string(66) "darka-e-fundit-me-shume-mistere-ne-detaje-gjenialiteti-i-da-vincit"

‘Darka e fundit’ me shumë mistere në detaje, gjenialiteti i Da Vinçit

Arte

Gazeta Express

06/01/2022 1:13

Ashtu si shumë prej veprave të gjeniut Leonardo da Vinçi, ”Darka e Fundit”, gjithashtu fsheh mistere ende të pazgjidhura.

Në atë që konsiderohet si piktura simbolike e Rilindjes italiane, personazhet nuk janë të identifikueshëm, por ka edhe detaje të pashpjegueshme dhe shqetësuese.

Lexo Edhe:

Përpara atij që zakonisht identifikohet si Pjetri, ka një krah sesa një thikë.

Problemi është se krahu është shumë i gjatë, për të qenë i apostullit me mjekër dhe përveç kësaj, është në një pozicion të çuditshëm.

Si ka mundësi që Leonardo, kaq i vëmendshëm në çdo detaji, të ketë bërë një gabim kaq të rëndë: një krah dyfish më i gjatë?

Ndoshta, krahu i përket një personazhi tjetër, i fshehur, por përveç Jezusit nuk do të kishte më 12, por 13… Historianët mendojnë se krahu i pranishëm në ”Darkën e Fundit” u projektua vetëm më vonë nga një restaurues dhe se fillimisht, dora ishte e lidhur me trupin e Judës.

Një hipotezë tjetër është se krahu nuk është askush tjetër veçse djalli që lejoi korrupsionin e njërit prej apostujve dhe për këtë arsye, shfaqet i përfaqësuar nga një thikë.