Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka riafirmuar zotimin e vendit të tij për rrugën evropiane, duke theksuar se e ardhmja e Malit të Zi dhe e të gjithë Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Deklarata e Milatoviqit u bë në prag të nisjes së Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po zhvillohet në Tiranë, gjatë një darke zyrtare me liderët më të lartë të institucioneve evropiane dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.
Aty Kosova po përfaqësohet nga Presidentja, Vjosa Osmani, ndërsa Shqipëria nga kryeministri, Edi Rama.
Në darkën e mbajtur në kuadër të këtij samiti, të pranishëm ishin: Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas,
si dhe me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
“E ardhmja e Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor është në BE,” shkroi Milatoviq në rrjetin social X (ish-Twitter), duke ndarë edhe fotografi nga takimi i nivelit të lartë.
Samiti i EPC në Tiranë pritet të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, me fokus në çështje kyçe si integrimi evropian, siguria, energjia dhe zhvillimi ekonomik.
Na večeri sa predsjednikom Evropskog savjeta @eucopresident , predsjednicom Evropske komisije @vonderleyen , predsjednicom Evropskog parlamenta @EP_President , visokom predstavnicom EU za vanjske poslove i bezbjednosnu politiku @kajakallas i liderima Zapadnog Balkana, uoči… pic.twitter.com/LEyWqkQLeE
— Jakov Milatovic 🇲🇪🇪🇺 (@JakovMilatovic) May 15, 2025