Tifogrupi “Dardanët” – që e përkrah kombëtaren e Kosovës – ka shpalosur një koreografi fantastike.
Këtë koreografi, tifozët e Kosovës e kanë shpalosur në ndeshjen Kosovë – Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në korografinë e tyre, “Dardanët” kanë vendosur fytyrat e lojtarëve të Kosovës, ku në mes e kanë vendosur selektorin e Kosovës, Franco Foda.

Ndeshja Kosovë – Zvicër po zhillohet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin e vitit 2026.
Rezultati momental është 0-0./GazetaExpress/