Dardanet U19 e nisin me fitore bindëse ndaj Moldavisë - Gazeta Express
string(53) "dardanet-u19-e-nisin-me-fitore-bindese-ndaj-moldavise"

Futboll

Gazeta Express

12/04/2026 13:59

Dardanet U19 e nisin me fitore bindëse ndaj Moldavisë

Futboll

Gazeta Express

12/04/2026 13:59

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fushatën në Ligën B për kualifikimet e Kampionatit Evropian, duke shënuar fitore bindëse ndaj Moldavisë, me rezultat të thellë 6:0.

Vajzat dardane dominuan plotësisht ndeshjen që nga fillimi, duke treguar organizim të lartë, efikasitet në sulm dhe siguri në fazën mbrojtëse.

Serinë e golave e hapi Mirjeta Januzi në minutën e 14-të, për të vazhduar më pas me golin e Anisa Mehës në minutën e 31-të, që vulosi epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova rriti ritmin dhe konkretizoi dominimin në rezultat. Anisa Meha realizoi golin e saj të dytë personal në minutën e 60-të, ndërsa më pas edhe Mirjeta Januzi kompletoi dygolshin në minutën e 78-të.

Në minutat e fundit, epërsia u thellua edhe më tej, me Leonesa Lecaj që shënoi në minutën e 86-të dhe Adela Sinani që vendosi rezultatin përfundimtar 6:0 në minutën e 88-të.

Ndeshjen e radhës, Kosova U19 do ta zhvillojë më 15 prill kundër Lituanisë, derisa përballjen e fundit në grup do ta luajë më 18 prill ndaj Ishujve Faroe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement