“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një koreografi - Gazeta Express
string(81) "dardanet-rikthyen-thacin-veselin-krasniqin-e-selimin-ne-stadium-me-nje-koreografi"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 15:59

“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një koreografi

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 15:59

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tifozëria “Dardanët” u kujdesën që përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, ta përcjellin edhe një mesazh përmes një koreografie.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e shpalosën edhe një baner të madh me mbishkrimin “Victorious”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.

Ky baner qëndroi i hapur gjatë gjatë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje nga tifozët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement