Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka reaguar me një mesazh emocional pas humbjes së Kosovës në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.
Përmes një njoftimi, “Dardanët” kanë shprehur krenarinë për paraqitjen e futbollistëve, pavarësisht rezultatit zhgënjyes në fund.
“Ngriteni kokën lart djem, pasi bëtë zemrat mal të një populli të tërë shqiptar me paraqitjen në fushë. Ditët më të mira për neve akoma kanë për të ardhur. Përfunduam me humbje të dhimbshme e me lot, por ishin lot krenarie. Besa-besë, deri sa të kemi jetë, gjithmonë në përkrahje të juve”, thuhet në reagimin e tyre.
Ky mesazh vjen pas një ndeshjeje të vështirë, ku Kosova humbi mundësinë për një kualifikim historik në Kupën e Botës, duke lënë pas zhgënjim te tifozët dhe lojtarët.