Dardanët po i vazhdojnë përgatitjet para përballjes me Shqipërinë - Gazeta Express
string(65) "dardanet-po-i-vazhdojne-pergatitjet-para-perballjes-me-shqiperine"

Basketboll

Gazeta Express

26/11/2025 10:25

Dardanët po i vazhdojnë përgatitjet para përballjes me Shqipërinë

Basketboll

Gazeta Express

26/11/2025 10:25

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur të hënën përgatitjet intensive për para kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Dardanët po ushtrojnë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do t’i mbajnë të gjitha stërvitjet.

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se përgatitjet do të vazhdojnë deri të premten mbrëma dhe më pas ekipi do të zhvendoset në Shkodër, përcjell “Gazeta Express”.

Sfida Shqipëri – Kosovë zhvillohet në Shkodër, më 30 nëntor, nga ora 18:00.

Nën udhëheqjen e trajnerit Bujar Locit stërvitjet po shkojnë shumë mirë, derisa Dardanët janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj Kuqezinjve.

Të martën stërvitjeve iu bashkuan edhe Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, derisa në vend të Divine Myles të lënduar është ftuar Malcolm Armstead.

Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

Vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikohen në fazën e ardhshme. /Gazeta Express