Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës është nisur sot drejt Zvicrës.
Dardanët dukeshin me motiv të lartë dhe në disponim të mirë para se ta merrnin rrugën drejt Baselit, shkruan “Gazeta Express”.
Trupa e Franco Fodës ishte grumbulluar që nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, ndërsa sot do ta përmbyllë fazën përgatitore me ushtrimet që do t’i mbajë në Basel, ndërsa trajneri gjerman do të mbajë konferencë për shtyp atje.
Kosova do të përballet me Zvicrën nesër mbrëma në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Verdhekaltrit presin mbështetje nga tifozët shqiptarë për të nxjerrë rezultat pozitiv në Zvicër.
Më pas, të hënën që vjen Kosova do të përballet me Suedinë në shtëpi. /Gazeta Express