Tifozët kosovarë i kanë mbushur rrugët e Bazelit, para ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.
“Dardanët” – tifogrupi kryesor i kombëtares së Kosovës ka nisur të mbledhet në një nga pjesët e qytetit zviceran, para nisjes drejt stadiumit “St. Jakob Park”.
Ata po festojnë pa u ndalur, duke kënduar për Kosovën.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në kuadër të xhiros së parë të grupit për kualifikimet e Botërorit 2026./GazetaExpress/