Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë - Gazeta Express
string(57) "dardanet-me-perkushtim-maksimal-para-sfides-me-sllovenine"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 19:15

Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 19:15

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para ndeshjes së rëndësishme të së premtes kundër Sllovenisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, “Dardanët” kanë zhvilluar sot një tjetër seancë stërvitore me intensitet të lartë, ku fokusi kryesor ka qenë në aspektin taktik dhe organizimin e lojës që pritet të zbatohet në këtë përballje vendimtare.

Atmosfera në skuadër është pozitive dhe futbollistët po tregojnë përkushtim maksimal për të qenë në formën më të mirë të mundshme për sfidën që mund të jetë përcaktuese për ecurinë e Kosovës në këtë cikël eliminator.

Me moral të lartë dhe dëshirë për fitore, Kosova synon që në “Fadil Vokrri” të shënojë një rezultat që do t’i mbajë gjallë shpresat për një kampanjë të suksesshme.