Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës - Gazeta Express
string(90) "dardanet-me-apel-e-keshille-per-tifozet-ne-sllovaki-drejt-shkrimit-te-historise-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 8:59

Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 8:59

Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë dalë me një apel për krejt tifozët që kanë shkuar në Sllovaki për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen jetike sonte.

Dardanët i këshillojnë tifozët të mos ndahen nga turma duke qenë të bashkuar në rrugët e Bratisllavës, ndërsa e kanë dhënë edhe udhëzuesin se nga do të kalojnë ata drejt stadiumit, shkruan “Gazeta Express”.

Tifozët kosovarë kanë shkuar në kryeqytetin sllovak për t’i përkrahur djelmoshat e artë që bashkërisht ta shkruajnë historinë.

Kosova do të luajë sonte në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit me synim fitoren dhe afrimin me kualifikimin historik në Kupën e Botës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement