Pas debatit të ashpër të zhvilluar në emisionin “Favorit” në T7 ndërmjet kreut të tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha – Luli, dhe analistit Taulant Dajaku, tifogrupi “Dardanët” ka reaguar përmes një deklarate të gjatë publike, ku i mohojnë kategorikisht akuzat për keqmenaxhim dhe privatizim të grupit.
Në deklaratën e lëshuar nga kryesia e “Dardanëve”, thuhet se në ditët e fundit janë bërë shumë shpifje e të pavërteta ndaj tyre dhe ndaj liderit Lulzim Berisha, prandaj ata ndihen të detyruar t’i sqarojnë gjërat “fije e për pe”, për hir të sportdashësve të Kosovës.
Sipas tyre, “Dardanët” janë një grup i strukturuar, i pranishëm në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë saj, dhe se askush nuk e ka privatizuar tifogrupin, aq më pak Berisha. Ata theksojnë se punojnë në bashkëpunim me grupe vullnetarësh për koreografi, dizajn dhe rrjetet sociale, duke u koordinuar në frymë respekti dhe transparence.
Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:
SQARIM PER OPINIONIN PUBLIK
Ne ditet e fundit kemi qene deshmitare te nje bresherie te pavertetash ne drejtim te Dardaneve dhe liderit te tifogrupit, Lulzim Berisha. Tani eshte koha qe per hir te tifozeve te futbollit, tifozeve te Kosoves ne veçanti dhe atyre qe punojne per te miren e sportit kosovar e kane deshire qe ta shohin duke avancuar, t’i rendisim disa fakte nje nga nje, per te cilat mbajme pergjegjesi si kryesi e Dardaneve, te gjithe, person per person.
• Fillojme nga e para. Dardanet nuk i ka privatizuar askush, aq me pak Lulzim Berisha. Jemi grup i strukturuar dhe i shtrire ne shume qytete, ku kemi perfaqesuesit tane brenda dhe jashte territorit te Kosoves (emrat i gjeni poshte shkrimit).
• Se dyti, organizimi vazhdon me nje grup tjeter vullnetaresh, qysh prej ndeshjes se pare kualifikuese qe na kane ndihmuar me idee koreografish, si “Raised by war, stronger than fear” e qe me te cilet koordinohemi ne forme respekti per te bere me te miren qe perfaqesimi i vendit tone nga tribunat te duket sa me mire me keto pune. Nje detaj i tille tregon se si jemi te hapur per te gjithe per pune te mira. Pra, nuk ka ketu privatizime siç thone te paverteta disa, per te mos e ashpersuar gjuhen me terma tjere. Duhet nenvizuar gjithashtu qe perveç ketij grupi, eshte edhe grupi tjeter i dizajnereve dhe rrjeteve sociale qe angazhohen konform vendimeve tona qe marrim.
THASHETHEMET MBI RAPORTIN ME TIFOGRUPET LOKALE
Ketu tani ka ardhur per t’i thene disa te verteta. Kosova eshte e vogel dhe njihemi te gjithe ne qe jemi pjese e tribunave te sportit. Dardanet me krenari njoftojne opinionin publik qe nuk kane me asnje tifogrup lokal te qofte edhe minimumin e keqkuptimit, pengesave, ngaterresave apo problemeve. Keto thashethemeve u japim fund me kete shkrim njehere e mire. Ata qe nuk i perkasin ketij sektori nuk kane te drejte te hedhin akuza pa fakte. Sido qe te jete, per hir te respektit per ju dashamires te Kosoves si kombetare, ne tani do te jua sqarojme “fije e per pe” te gjithe te verteten tone.
• Pike se pari, tifogrupet lokale jane ne dijeni qe dyert i kane te hapura te Kosova dhe Dardanet. Ne nuk zoterojme pronesi mbi Kosoven si ekip kombetar ne aspekt te organizimit te tifozerise. Ajo i takon te gjitheve dhe si e tille te gjithe mund te marrin pjese ne perkrahjen dhe ngritjen e saj.
• Se dyti, nuk eshte e vertete qe tifogrupet lokale mungojne ne ndeshjet e Kosoves. Vete perfaqesuesit tane jane tifoze te flaket si pjese organizative e strukturave te tifogrupeve lokale te qyteteve nga vijne ata e per klubet lokale per te cilat bejne tifozllek, e qe eshte shume e natyrshme.
• Dardanet nuk mund te perzihen ne vullnetin e anetareve te tifogrupeve lokale se sa veta deshirojne t’iu bashkohen sektorit tone te tribunave ne ndeshjet e Kosoves. Te gjithe jane te mireseardhur. Pastaj eshte ne vullnetin ekskluziv te secilit tifoz te ketyre klubeve se a deshiron te vije apo jo.
• Nga diskursi i krijuar medial duket sikur kemi ndonje telashe me pjesetare te caktuar tifogrupesh lokale. Per t’i pergenjeshtruar drastikisht keto aludime boshe, ju bejme te ditur se marredheniet jane te shkelqyera reciprokisht dhe se kemi bashkepunim edhe ne suaza vullnetare. Shembull, kur ka ndeshje nderkombetare, pjesetare te kryesise se Dardaneve ofrohen vullnetare per t’u ndihmuar djemve te tifogrupeve lokale qe pergatitin koreografi. Ne u kemi ndihmuar ne prapaskene me ngritjen e tyre, ne shenje falenderimi dhe mirenjohje qe edhe ata njejte, permes pjesetareve te tyre individuale e bejne te njejten gje me koreografite e Dardaneve qe kane nevoje per shume pjesemarres vullnetare, si dhe permes pranise se tyre ne tribunen ku jemi te vendosur ne per t’i perkrahur djemte tane ndaj kombetareve kundershtare.
• Me vendim unanim te kryesise, ne kemi vendosur qysh moti qe te gjithe jane te mireseardhur te Dardanet, nga te gjitha anet, nga te gjitha trevat, si dhe nga te gjitha tifogrupet lokale. Eshte marre vendim qe mos te kete laramani pranie me emra tifogrupesh lokale, por te gjithe te vijne ne emrin e Dardaneve, pasi Dardanise i perkasim te gjithe. Per te mos bere dasi dhe per te shmangur edhe ndonje keqkuptim mes vete, kemi menduar keshtu atebote se eshte me se miri.
• Po ashtu me pelqim qe te gjithe kryesise se Dardaneve, jemi shume krenare qe nuk kemi bere qofte edhe nje grime dallimi mes qyteteve apo tifogrupeve perkatese. Asnje favorizim. Te gjithe per ne jane nje. Te gjithe per ne jane njesoj. Te gjithe jane te Kosoves. Te gjithe jane vellezerit tane, qofte ata qe ndajne te njejtat bindje me neve apo te tjeret qe hezitojne per arsye te tyre. Ne jemi per bashkim ne emer te perkrahjes se Kosoves, jo ndarje.
EMRAT E PËRFAQESUESVE DARDAN TE TË GJITHA QYTETEVE BRENDA DHE SHTETEVE JASHTË VENDIT
Prishtinë – Lorik Berisha
Mitrovicë – Vedat Kurshumliu
Prizren – Arianit Rexhaj
Gjilan – Abdyrahim Salihu
Pejë – Ramiz Shala
Ferizaj – Driton Spahiu
Skënderaj & Drenice – Mergim Kamberi
Podujevë – Viryt Nishevci
Kline – Blerim Berisha
Hani i Elezit & Kaqanik – Buli Reqi
Lipjan – Shkelqim Aliu
Kamenicë – Isuf Kastrati
Malishevë – Dardan Mazreku
Gjermani, Zvicer dhe Austri – Lavdim Dobërdoli
Angli dhe Skoci – Enver Aliu
Norvegji, Suedi, Finlande, Danimarke – Fejzulla Shkreta
Pushime te kendshme, me shprese qe qetesoheni dhe i ndalni gjepurat per pak kohe ndaj nesh. Shihemi ne shtator! Rrofte Kosova! Rrofshin shqiptaret!