Dardanët, gati për përballjen me Luksemburgun pas fitores kundër Islandës - Gazeta Express
string(72) "dardanet-gati-per-perballjen-me-luksemburgun-pas-fitores-kunder-islandes"

Dardanët, gati për përballjen me Luksemburgun pas fitores kundër Islandës

Gazeta Express

22/02/2020 19:11

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova të dielën do të ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim.

Dardanët e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur islandezët 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia, kurse dy kombëtaret e para të grupit kalojnë tutje.

Federata e Basketbollistin e Kosovës shkruan se atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, derisa lojtarët janë të motivuar për të fituar.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88.

Ndeshja Luksemburg-Kosovë zhvillohet të dielën nga ora 18:00.