Dardanet fitojnë bindshëm në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut - Gazeta Express
string(73) "dardanet-fitojne-bindshem-ne-miqesoren-e-dyte-kunder-maqedonise-se-veriut"

Sport

Gazeta Express

27/06/2022 22:28

Dardanet fitojnë bindshëm në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

Sport

Gazeta Express

27/06/2022 22:28

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e dytë.

Pas humbjes së pësuar të premten në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup (1:3), Dardanet kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë triumfuar me rezultat bindës, 4:0.

Lexo Edhe:

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e shënuar nga Valentina Metaj. Ky gol bëri që të përzgjedhurat e Karin Annel Andersen në vazhdim të luajnë më të qeta dhe ta menaxhojnë epërsinë e krijuar. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0, derisa në kaptinën e dytë Dardanet u treguan edhe më efikase duke shënuar edhe tre gola tjerë. Erëleta Memeti realizoi dy herë në minutat 59’ dhe 74’, duke e përmbyllur çështjen e fituesit të këtij takimi, teksa me një gol kontribuoi edhe Blerta Shala, e cila e vendosi rezultatin përfundimtar 4:0, në minutën e 87-të.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Andersen për ta parë formën e lojtareve dhe për të përçuar tek ato idetë dhe strategjinë e lojës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. /Gazeta Express/