Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar sot përgatitjet e shkurtra para sfidës jetike me Sllovakinë.
Dardanët e kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës, ku nesër mbrëma do të zhvillohet gjysmëfinalja e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollistët kanë stërvitur nën urdhrat e selektorit Franco Foda që nga e hëna, ku u grumbulluan në Prishtinë, ndërsa ushtruan tri herë.
Në orët në vazhdim kontingjenti kosovar do ta marrë rrugën drejt kryeqytetit sllovak, ku do të akomodohet sot.
Nesër mbrëma Dardanët do ta kërkojnë fitoren e madhe dhe afrimin e kualifikimit historik në Kampionat Botëror.
Ata do të jenë të mbështetur nga një numër i kënaqshëm i tifozëve në ndeshjen që do të luhet në Bratisllavë duke filluar nga ora 20:45 nesër mbrëma. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...