Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër - Gazeta Express
string(63) "dardanet-e-mbajten-stervitjen-e-fundit-para-udhetimit-ne-zvicer"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 15:13

Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 15:13

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Basel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofanziv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.

Në mungesë të Zhegrovës, Rashicës e Hadërgjonajt, trajneri gjerman është duke i provuar skemat dhe mbulimet e tyre.

Kosova do të luajë të premten me Zvicrën, kurse të hënën tjetër me Suedinë në shtëpi. /Gazeta Express