Kombëtarja e Kosovës ka ateruar në Lituani.
Aty, kombëtarja dardane do ta luajë ndeshjen ndaj kombëtares së këtij shteti, me takimin që luhet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Deri më tani, të udhëhequrit nga Franco Foda, kanë zhvilluar tri stërvitje që nga grumbullimi i lojtarëve në fillim të këtij muaji.
Leart Paqarada është tërhequr nga kampi gjatë ditës së sotme shkaku i një lëndimi, dhe menjëherë është kthyer në Gjermani te klubi i tij, Koln.
Ndeshja me Lituaninë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00.
Ndeshjen e dytë të muajit, Kosova e zhvillon më 15 tetor ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.