“Dardanët” arrijnë në Volos të Greqisë - Gazeta Express
string(36) "dardanet-arrijne-ne-volos-te-greqise"

Sport

Gazeta Express

12/06/2022 16:50

“Dardanët” arrijnë në Volos të Greqisë

Sport

Gazeta Express

12/06/2022 16:50

Një pjesë e tifogrupit “Dardanët” tashmë kanë zbarkuar në Volos, atje ku do të zhvillohet ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës.

Faqja zyrtare e tifogrupit të Kosovës ka publikuar një fotografi nga Volosi, shkruan Gazeta Express.

Kjo fotografi është shoqëruar edhe me një flamur të Kosovës.

Kësisoj, futbollistëve të Kombëtares së Kosovës nuk do t’i mungojë as në këtë ndeshje përkrahja e tifozëve. Shumë tifozë të tjerë kanë udhëtuar edhe me vetura personale për në Volos.

Ndryshe, ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Panthessaliko”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement