Ekonomisti Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës, ka kërkuar nga deputetët që së paku “të kenë dinjitetin për t’u hequr” pasi nuk po kanë guxim të udhëheqin.
Në tri rrafshe po shkaktohen dëme, elaboroi Sejdiu.
Postimi i plotë:
27 herë dështim. 5 muaj pritje. 0 përfaqësim.
Prej 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar 27 herë të konstituohet. 5 muaj më vonë, asnjë hap përpara. Asnjë ligj. Asnjë vendim. 0 përfaqësim.
Kjo nuk është krizë procedurale. Është bllokadë e mirëmenduar që po i kushton vendit në tri nivele:
Ekonomikisht, vendimet shtyhen, investimet tërhiqen, stabiliteti vihet në pikëpyetje. Çdo ditë pa institucione është një ditë pa investime publike, pa mbështetje për qytetarët, pa mbështetje për bizneset, pa qartësi për investitorët.
Politikisht, përfaqësimi është kthyer në farsë. Deputetët që janë betuar për të përfaqësuar qytetarët po refuzojnë të përfaqësojnë edhe veten. Demokracia nuk ka kuptim kur përfaqësuesit e zgjedhur vetëbllokohen.
Si shoqëri, ky bllokim dëmton vetë idenë e politikës si mekanizëm i ndryshimit. Kur qytetari sheh se edhe pas votës, asgjë nuk lëviz, lind apatia, mosbesimi, ikja nga vendi.
Është e vërtetë që barra më e madhe bie mbi fituesin. Por përgjegjësia politike nuk ndahet vetëm sipas numrit të ulëseve në kuvend, ndahet edhe sipas seriozitetit për ta zgjidhur situatën. Edhe partitë me më pak deputetë kanë detyrim ndaj vendit që t’i qasen kësaj krize me ide, hapa konkretë, e jo me deklarata për shtyp.
Politika deklarative nuk e zhbllokon Kuvendin. Kjo bllokadë nuk zgjidhet me fjalime para kamerave apo komunikata për shtyp.
Kërkon akt politik. Vendim. Veprim. Marrëveshje.
Rrezikim të kapitalit politik për hir të interesit publik.
Nëse s’keni guxim me udhëheqë, atëherë kini të paktën dinjitetin me u tërheqë.
aaaaa