Dardan Berisha e lë Pejën për një klub tjetër të madh kosovar - Gazeta Express
string(61) "dardan-berisha-e-le-pejen-per-nje-klub-tjeter-te-madh-kosovar"

Dardan Berisha e lë Pejën për një klub tjetër të madh kosovar

Basketboll

Gazeta Express

11/08/2022 12:56

Dardan Berisha nuk është më pjesë e KB Peja.

Basketbollisti kosovar e ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga “Karagaçi” përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Ai i ka falënderuar tifozët për përkrahje, ndërsa këto vite në Pejë i ka konsideruar si të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kosovar largohet kështu për herë të dytë nga “Verdhezinjtë”, me të cilët nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës.

Sidoqoftë, me pejanët ai e fitoi Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës në vitet e fundit.

Ndërkohë, edhe pse ai nuk e ka bërë të ditur klubin e ri, “Gazeta Express” mëson se “Dali” pritet të rikthehet tek Sigal Prishtina, aty ku e arriti kulmin e karrierës dhe sukseset e njëpasnjëshme.

Dardan Berisha konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë të pasluftës në Kosovë. /Gazeta Express/