Danimarka u kërkon falje viktimave të kontracepsionit të detyruar në Groenlandë disa dekada më parë - Gazeta Express
string(99) "danimarka-u-kerkon-falje-viktimave-te-kontracepsionit-te-detyruar-ne-groenlande-disa-dekada-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 23:41

Danimarka u kërkon falje viktimave të kontracepsionit të detyruar në Groenlandë disa dekada më parë

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 23:41

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kërkuar falje të shumëpritur për gratë e Groenlandës dhe familjet e tyre të prekura nga ajo që ajo e quajti “diskriminim sistematik” gjatë një fushate kontraceptive, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Gjatë viteve 1960 dhe 1970, mijëra gra dhe vajza Inuit, që në moshën 12 vjeç, u pajisën me pajisje kontraceptive, si pjesë e një programi për kontrollin e lindjeve të administruar nga mjekët danezë.

“Nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur. Por mund të marrim përgjegjësi”, tha Frederiksen për skandalin.

“Në emër të Danimarkës, do të doja të kërkoja ndjesë”, tha ajo, duke pranuar se viktimat kishin “përjetuar dëmtime si fizike ashtu edhe psikologjike”.