Danimarka, kampione e botës në hendboll për herë të tretë radhazi - Gazeta Express
string(64) "danimarka-kampione-e-botes-ne-hendboll-per-here-te-trete-radhazi"

Danimarka, kampione e botës në hendboll për herë të tretë radhazi

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 23:57

Danimarka është dëshmuar superfuqi e hendbollit. Të dielën në Stokholm, Danimarka e siguroi titullin e tretë rresht të botës, si askush më parë.

Danimarka në finalen e jashtëzakonshme e mposhti Francën me rezultat 34:29.

Lexo Edhe:

Danezët kanë dominuar prej fillimit, kurse në pjesën e parë krijuan epërsi deri në pesë gola. Këtë epërsi e arritën edhe në fund. Rasmus Lauge udhëhoqi Danimarkën me 10 gola. Nedim Remili ishte më efikasi te Franca me gjashtë gola.

Ndeshja u luajt para 23 mijë shikuesve në “Tele2 Arena”.

Medaljen e bronztë e fitoi Spanja. /Gazeta Express/