Danielsson: Duhet një marrëveshje Kosovë - Serbi për t'i dhënë impuls rajonit - Gazeta Express
string(73) "danielsson-duhet-nje-marreveshje-kosove-serbi-per-ti-dhene-impuls-rajonit"

Gazeta Express

03/12/2019 14:12

Danielsson: Duhet një marrëveshje Kosovë – Serbi për t’i dhënë impuls rajonit

Gazeta Express

03/12/2019 14:12

Drejtori i Përgjithshëm për negociatat e anëtarësimit dhe fqinjësisë në kuadër të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ka thënë se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të arrihet sa më shpejt që është e mundur, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do t’i jepej një impuls i ri zhvillimeve në rajon.

Danielsson potencon që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian, derisa në BE po zhvillohen diskutime për reformimin e politikave të zgjerimit, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas tij, përveç plotësimit të reformave, është e nevojshme që të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur edhe një zgjidhje finale në dialogun Kosovë-Serbi.

“Përveç zbatimit të reformave që është thelbësor për rajonin, është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt që është e mundur. Kjo do t’i jepte energjinë e nevojshme Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Danielsson. /Express/