Will Daniels ka qenë ylli i javës në Superligën e basketbollit.
Trepça triumfoi në derbin ndaj Pejës në udhëtim dhe më i miri pa diskutim për mitrovicasit në këtë takim ishte pikërisht ky basketbollist, shkruan “Gazeta Express”.
Në 24 minuta lojë, Daniels i realizoi 25 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë.
Daniels ishte më i miri i kësaj ndeshjeje dhe i xhiros së 19-të, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 20 pikë e 6 kërcime, shkruan “Gazeta Express”.
Tmusiq dalëngadalë po rikthehet në formën e dikurshme.
Dardan Berisha e zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme përballë Bashkimit.
Kapiteni i Kosovës ndaj prizrenasve realizoi 29 pikë, 6 kërcime e 7 asistime, duke qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe ndër më të mirët e kësaj jave.
Ponte Prizreni iu rikthye fitoreve, ku mundi Rahovecin, ndërsa u dallua basketbollisti i Kosovës, Meriton Ismaili.
Ai shënoi 28 pikë apo 7 herë nga 3 pikë nga 9 tentime sa i kishte.
Golden Eagle Ylli vazhdoi me fitore, që ishte e 15-të ndaj Vëllaznimit, ku më i miri ishte kapiteni i therandasve dhe qendra e Kosovës, Gëzim Morina.
Ndaj kuqezinjve kishte 13 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime. /Gazeta Express/
Top 5
Will Daniels (Trepça) 25 pikë, 9 kërcime, 1 asistim
Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 29 pikë, 6 kërcime, 7 asistime
Meriton Ismaili (Ponte Prizreni) 28 pikë, 2 kërcime
Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 6 kërcime
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 13 pikë, 6 kërcime, 2 asistime