Daniel Kral komenton foton e takimit në Ohër: Vetëm Kurti aty e njeh Kosovën si shtet të pavarur - Gazeta Express
string(95) "daniel-kral-komenton-foton-e-takimit-ne-oher-vetem-kurti-aty-e-njeh-kosoven-si-shtet-te-pavarur"

Daniel Kral komenton foton e takimit në Ohër: Vetëm Kurti aty e njeh Kosovën si shtet të pavarur

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 11:44

Daniel Kral, ekonomist i “OxfordEconomics”, ka shkruar për takimin e së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke marrë shkas nga një fotografi e publikuar nga takimi nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, në të cilën përveç tij, shihet edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kral ka thënë se aty vetëm Kurti është nga një vend që “e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Vetëm një person pas asaj tavoline është nga një vend që e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ai person është vetë kryeministri i Kosovës”, ka shkruar Kral.

Pas rreth 12 orë negociatash, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan mbrëmë për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi bazën e propozimit europian.