string(84) "dani-olmo-ne-zhveshtore-eshte-si-nje-feste-lojtaret-e-rinj-te-relaksuar-para-interit"

Sport

Gazeta Express

05/05/2025 22:31

Dani Olmo: Në zhveshtore është si një festë, lojtarët e rinj të relaksuar para Interit

Sport

Gazeta Express

05/05/2025 22:31

Dani Olmo ka zbuluar se lojtarët më të rinj të Barcelonës ndihen “të qetë” dhe “po e shijojnë” atmosferën, vetëm pak orë para përballjes vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Interit — një ndeshje që mund ta çojë Barçën në finalen e parë që nga viti 2015.

Skuadra e Hansi Flick shkon në “San Siro” pas një barazimi emocionues 3-3 në ndeshjen e parë, por nuk ka shenja ankthi në kampin katalanas.

Megjithatë, Olmo pranon se skuadra është plotësisht e vetëdijshme për rëndësinë e javës që i pret, me një përballje në La Liga ndaj Real Madridit në fundjavë.

Olmo pritet të jetë titullar nesër ndaj Nerazzurrëve, pasi luajti mbi 60 minuta javën e kaluar.

“Jemi në formë, dhe shoh skuadrën të përgatitur mirë, energjike dhe të motivuar,” u shpreh Olmo në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, sipas Football-Espana.

“E dimë që është një javë e rëndësishme. Jemi një ndeshje larg një finaleje tjetër… Për Real Madridin do të mendojmë më vonë.

“Nuk dua t’ju jap ndonjë titull… por është si festë në dhomat e zhveshjes.

“Të rinjtë nuk ia japin situatës rëndësinë që duhet. Janë të qetë, po kënaqen. Është një grup i shëndetshëm, me njerëz të mrekullueshëm dhe lojtarë shumë të mirë. Qëllimi i përbashkët është të fitojmë.”

Kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, pritet të jetë gati për sfidën dhe të startojë nga minuta e parë, ndërsa Benjamin Pavard është lënë jashtë skuadrës pasi ndjeu shqetësime në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes së së hënës.

Ndërkohë, trajneri Flick konfirmoi se Robert Leëandoëski do të jetë në dispozicion “nga stoli”./GazetaExpress/