Barcelona e di se një fitore në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Benficës të martën do t’ua siguronte vendin në 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, shanset e tyre për sukses në Lisbonë janë ndikuar nga një tjetër problem dëmtimi për Dani Olmo.
Të dielën, gjigantët katalanas konfirmuan se mesfushori ka pësuar një ngarkesë në pulpën e këmbës dhe, si rezultat, nuk do të jetë i disponueshëm për të udhëtuar drejt Portugalisë në mesjavë.
Gjithashtu, theksohet se periudha e rikuperimit të tij ende nuk dihet, çka nënkupton se mund të mungojë edhe në disa ndeshje të tjera në vijim.
Barcelona ishte e kënaqur kur iu dha një masë paraprake për të regjistruar Olmon, por duke pasur parasysh se kjo masë mund të revokohet në çdo moment, gjëja e fundit që u duhej ishte që ai të pësonte dëmtimin e tij të dytë brenda katër muajve.
Olmo kishte shanse të mira për të qenë titullar kundër Benfikës, por tani, mungesa e tij u jep mundësi lojtarëve të tjerë të Barcelonës të provojnë veten në një ndeshje thelbësore të Ligës së Kampionëve.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...