Dani Alves akuzon Sao Paulon, gati firma me Flamengon - Gazeta Express

Dani Alves akuzon Sao Paulon, gati firma me Flamengon

Futboll

Gazeta Express

14/09/2021 15:56

Pasi siguroi David Luiz, Flamengo është gati të hidhet në sulm për të siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato.

Sipas mediave, klubi brazilian ka nisur bisedimet për të afruar në skuadër Dani Alves.

Lexo Edhe:

Ish- futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint Germain u larguan nga Sao Paolo pas dy vjetësh duke pretenduar se klubi Paulist i ka ende borxh 2.5 milionë euro, pasi gjatë këtyre viteve nuk është paguar kurrë në rregull.

Flamengo është gati t’i ofrojë një kontratë interesante 38-vjeçarit, i cili nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.