Danasi serb: Si dhe pse ndodhi lufta njëditore në fshatin Banjskë - Gazeta Express
string(64) "danasi-serb-si-dhe-pse-ndodhi-lufta-njeditore-ne-fshatin-banjske"

Danasi serb: Si dhe pse ndodhi lufta njëditore në fshatin Banjskë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 10:21

Edhe tri ditë pas konfliktit të armatosur në Banjskë, në Kosovë në të cilin u vranë katër terroristë serbë dhe një polic i Kosovës, nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur atje dhe kujt i duhej ajo luftë njëditore.

Mbetën të hapura pyetje të shumta, të cilave nuk iu përgjigj as presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pyetje për të cilat opinioni do të duhej të merrte përgjigje.

Lexo Edhe:

Mbetet e paqartë pse serbët kanë përdorur kamionë për të bllokuar një rrugë rurale në të cilën nuk ka shumë trafik në orën tre të mëngjesit, afër manastirit ortodoks.

Pse zgjodhën pikërisht atë natë kur presidenti i Serbisë ishte në aeroplanin nga Nju Jorku për në Beograd, por edhe momentin kur Kurti nuk ishte tamam personaliteti më popullor në Perëndim.

Nëse argumenti i Vuçiqit është i saktë se serbët u revoltuan sepse nuk mund të duronin më terrorin e Kurtit, pyetja është pse nuk e bënë më herët kur kishte shumë arsye më të drejtpërdrejta.

Si ndodhi lufta njëditore në fshatin Banjskë

Mbetet e paqartë se kush e organizoi atë grup serbësh dhe nëse pas çdo gjëje qëndron zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, siç dëshmuar me video autoritetet e Kosovës dhe Beogradi hesht.

Është gjithashtu e paqartë se nga kanë ardhur kaq shumë armë, si kanë mbërritur në Banjskë.

Është gjithashtu e paqartë pse zyrtarët serbë nuk i publikuan menjëherë emrat e serbëve të vrarë dhe pse u desh kaq shumë kohë që Lista Serbe të paktën të shprehte ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

E përse kanë dhënë deklaratë vetëm pasi është thirrur ambasadori gjerman në Kosovë, por pa asnjë fjalë duke mohuar se Milan Radoiçiq ka qenë një nga organizatorët e rebelimit në Banjskë.

Gjithashtu mbeti e paqartë nëse strukturat serbe të sigurisë e dinin se serbët në Kosovë po përgatisnin një rebelim. Nëse nuk e dinin, lind pyetja nëse ato grupe u shkëputën nga kontrolli i Beogradit dhe u nisën për të zgjidhur konfliktet e tyre në mungesë të presidentit serb. Dhe nëse shërbimet e sigurisë e dinin se çfarë po ndodhte, a e kishin njoftuar me kohë presidentin e shtetit.

Beogradi zyrtar, gjegjësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u ka dhënë përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve në fjalimin e vetëm, do të thoshim me vonesë për publikun të dielën në mbrëmje. /Danas