Dallku u gjuajt me sprej lotsjellës, bashkëshortja e tij shtatzënë u alivanos nga pamjet - Gazeta Express
string(87) "dallku-u-gjuajt-me-sprej-lotsjelles-bashkeshortja-e-tij-shtatzene-u-alivanos-nga-pamjet"

Dallku u gjuajt me sprej lotsjellës, bashkëshortja e tij shtatzënë u alivanos nga pamjet

Gazeta Express

10/07/2020 20:40

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka bërë të ditur se bashkëshortja e Armend Dallkut, e cila është shtatzënë, u alivanos si pasojë e ngjarjeve në Gjilan, pas derbit kundër Prishtinës.

Xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës ka mbetur nën hijen e incidenteve që ndodhën në mesjavë në derbin mes Gjilanit dhe Prishtinës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi portieri Visar Bekaj i ndëshkua me larton të kuq. Prishtina e quajti skandaloz referimin, por gjërat u përkeqësuan edhe më shumë pas ndeshjes.

Trajneri Armend Dallku dhe pjesëtarë të tjerë të stafit shkuan te gjyqtari pas ndeshjes, por u pritën nga policët, që hodhën sprej lotsjellës.

Dallku ishte në mesin e stafit të Prishtinës që u dërgua për trajtim në emergjencë ndërsa pamjet e transmetuara në televizione e lanë të shokuar bashkëshorten e Dallkut.

“Mua më kanë kontaktuar familja e vet, që në atë moment kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar sepse në atë moment në ekran nuk dihej se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Ejupi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Natyrisht ai e kishte edhe gruan duke pritur me fëmijë, shtatzënë… ajo ishte alivanosur në atë moment kur e kishte parë se çfarë ka ndodhur. Natyrisht që janë shqetësuar të gjithë. Kjo nuk i ka hije futbollit”. /Gazeta Express/