“Dallim i koncepteve – Abrashi nuk e kupton këtë mentalitet – Kur ishte VV në pushtet në Prizren kishte suficit”, Totaj u përgjigjet akuzave të Abrashit - Gazeta Express
string(145) "dallim-i-koncepteve-abrashi-nuk-e-kupton-kete-mentalitet-kur-ishte-vv-ne-pushtet-ne-prizren-kishte-suficit-totaj-u-pergjigjet-akuzave-te-abrashit"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 21:02

“Dallim i koncepteve – Abrashi nuk e kupton këtë mentalitet – Kur ishte VV në pushtet në Prizren kishte suficit”, Totaj u përgjigjet akuzave të Abrashit

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 21:02

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj që garon edhe për një mandat nga radhët e PDK-së, ishte i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai i është përgjigjur kritikave të kundërkandidatit nga LVV, Artan Abrashi në lidhje me borxhet e komunës.

Totaj tha se Abrashi nuk i ka të qarta këto koncepte financiare, duke thënë se vetëm dinë të kritikojnë.

Ai tha se kanë qeverisur me mentalitetin e zhvillimit në Prizren, ndërsa gjatë qeverisjes së LVV thotë se ka pasur suficit.

“Është profili i Lëvizjes Vetëvendosjes që nuk dinë asgjë të meçme me bë, edhe me akuzu. Prizreni është një qytet që ka shumë investime, janë realizu shumë projekte. Bilanci i komunës është ku ka kërkesa, investime, obligime, hyra, të dalura. Kemi të bëjmë me një mentalitet të zhvillimit ku punohet”.

“z. Abrashi këtë nuk e ka të qartë, sepse nuk ka sfond as profesional, e as në lëminë e biznesit e të financave, dhe nuk e kupton çka dmth me u realizu projekti”, ka thënë Totaj. /Gazeta Express