string(78) "dallas-mavericks-pesojne-humbje-te-rende-pas-largimit-te-luka-doncic-te-lakers"

Basketboll

Gazeta Express

03/02/2025 17:25

Dallas Mavericks pësojnë humbje të rëndë pas largimit të Luka Dončić te Lakers

Basketboll

Gazeta Express

03/02/2025 17:25

Dallas Mavericks u mposhtën me rezultatin 144-101 nga Cleveland Cavaliers, vetëm disa orë pasi Luka Dončić u transferua befasishëm te Los Angeles Lakers.

Pesë herë All-Star-i i NBA-së ishte pjesë e një marrëveshjeje trepalëshe që përfshinte Anthony Davis dhe Max Christie të Lakers, të cilët kaluan te Dallas, por nuk mundën të luanin në ndeshjen e së dielës kundër Cleveland.

Lexo Edhe:

Sam Merrill shkëlqeu nga stoli duke realizuar nëntë treshe, ndërsa Cavaliers, liderët e Konferencës Lindore, arritën një fitore të lehtë.

Evan Mobley shënoi 22 pikë dhe kapi 11 topa në tabelë, ndërsa Darius Garland e mbylli ndeshjen me 17 pikë dhe 10 asistime.

Boston Celtics arriti një rikthim spektakolar nga një disavantazh prej 26 pikësh në pjesën e dytë për të mposhtur Philadelphia 76ers me rezultatin 118-110.

Philadelphia, e cila luajti pa yjet Joel Embiid dhe Paul George për shkak të dëmtimeve, dominoi në fillim, por kampionët në fuqi, Celtics, u kundërpërgjigjën fuqishëm, duke shënuar 54 pikë kundrejt vetëm 20 të vendasve në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Jaylen Brown dha një paraqitje të shkëlqyer me 21 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime për Bostonin, ndërsa Kristaps Porzingis kontribuoi me 18 pikë dhe 7 kërcime.

Celtics, të cilët janë aktualisht në vendin e dytë në Konferencën Lindore, do të përballen me Cavaliers të mërkurën.

Ndërkohë, RJ Barrett shënoi 20 pikë dhe dha 7 asistime për të udhëhequr Toronto Raptors drejt një fitoreje 115-108 kundër Los Angeles Clippers.

Në ndeshjet e tjera, Detroit Pistons kishin shtatë lojtarë që shënuan mbi dhjetë pikë, duke përfshirë Cade Cunningham me 22 pikë, në fitoren 127-119 ndaj Chicago Bulls.