Dallas Mavericks arriti fitoren e tyre të parë në serinë finale të NBA, pasi mëngjesin e sotëm (e shtunë), në fushën e tyre mposhti Boston Celtics me rezultat të thellë 122:84.
Dallas e zgjati edhe me një ndeshje më shumë serinë finale, pasi reduktoi rezultatin e përgjithshëm në 3:1, edhe pse të gjithë e shihnin Bostonin si kampion të ri të NBA.
Që në fillim, kjo lojë ishte një “rrugë njëkahëshe” dhe Dallas ishte thjesht duke u argëtuar në parket, duke fituar 34:21 pas çerekut të parë, dhe pjesën e parë e mbyllen me rezultat 61:35.
Bostoni sikur hoqi dorë atëherë dhe vendosi të kursejë veten për ndeshjen e radhës në shtëpi, ku do të dëshirojë të konfirmojë titullin e kampionit të NBA-së, për të cilën i duhet vetëm edhe një fitore.
Edhe çereku foli në të mirë të Dallasit duke shkuar në 92:60, ndërsa në fund ndeshja u mbyll me rezultat 122:84.
Dallasi u udhëhoq nga Luka Doncic me 29 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Kyrie Irving shënoi 21 pikë me 4 kërcime dhe 6 asistime.
Për Boston, Jayson Tatum ishte më pak i keq se të tjerët me 15 pikë dhe Sam Hauser shënoi 14.
Ndeshja e radhës në Boston do të luhet mëngjesin e së martës, duke filluar në orën tonë lokale 02:30./GazetaExpress/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...