string(125) "dalipi-godet-reporteret-pa-kufij-per-raportin-u-konsultuan-individe-qe-marrin-fonde-nderkombetare-perfshire-usaidin-e-mbyllur"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 14:07

Dalipi godet Reporterët pa Kufij për raportin: U konsultuan individë që marrin fonde ndërkombëtare përfshirë USAID’in e mbyllur

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 14:07

Eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe oborrtarët e kryeminsitrit në dorëheqje Albin Kurti tashmë janë mobilizuar për të sulmuar raportin e organizatës kredibile “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova ka shënuar regresin më të madh, shkruan Gazeta Express.

Sikurse zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, narracion të ngjashëm kundër raportit ka përdorur edhe shefi i stafit të Kurtit në Qeveri, Luan Dalipi.

Sipas Dalipit, për këtë raport janë konsultuar njerëz të cilët kanë marrë fonde ndërkombëtare, përfshirë edhe fondet e USAID-it, duke theksuar se tashmë USAID është mbyllur.

“Një aspekt që duhet të merret parasysh është se një pjesë e konsiderueshme e individëve të intervistuar apo të konsultuar për këtë raport janë përfaqësues të organizatave shumë të vogla, shpesh të strukturuara si iniciativa individuale (“one-man/ëoman-shoës”) që mbështeten kryesisht nga fondet e donatorëve ndërkombëtarë — të cilat, kohët e fundit, janë reduktuar ndjeshëm (përfshirë edhe nga mbyllja e USAID)”, ka shkruar Dalipi.