Ballkani konfirmon se nuk e ka asnjë të prekur me koronavirus - Gazeta Express
string(68) "dalin-rezultatet-e-testeve-per-koronavirus-ne-klubin-e-ballkanit2244"

Gazeta Express

27/05/2020 22:40

Ballkani konfirmon se nuk e ka asnjë të prekur me koronavirus

Gazeta Express

27/05/2020 22:40

Ballkani ka konfirmuar se të gjitha testet për koronavirus ndaj futbollistëve dhe stafit të klubit kanë dalë negative.

Lojtarët dhe stafi i klubit nga Suhareka u testuan sot gjatë ditës, ndërsa rezultatet e ardhura këtë mbrëmje tregojnë se nuk ka asnjë te prekur me koronavirus në skuadër, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ballkani, si të gjitha klubet e Ipko Superligës së Kosovës, i nisi përgatitjet për rifillimin e sezonit në fillim të kësaj jave, edhe pse ishte zëshëm kundër rifillimit të sezonit në Ipko Superligë.

Lojtarët e Superligës nuk u testuan deri gati një javë pas rifillimit të stërvitjeve dhe vetëm pasi lojtari i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv me Covid-19 javën e kaluar.

Ballkani kishte refuzuar të shkonte në Prizren për t’u teskuar, dhe nuk e pranoi testimin në ndonjë vend tjetër pos Suharekës.

Superliga do të rikthehet në fillim të muajit qershor, me Ballkanin që do të përpiqet ta ruajë kreun e tabelës dhe të shpallet kampion, me 11 ndeshje të mbetura deri në fund.

Skuadra e Ismet Munishit mbledh 44 pikë në krye të renditjes, një më shumë se përcjellësi i parë, Drita dhe tri më shumë se Gjilani dhe Prishtina. /Gazeta Express/