Dalin rezultatet e autopsisë për trupin e Naya Riveras - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

15/07/2020 8:24

Dalin rezultatet e autopsisë për trupin e Naya Riveras

Rozë

Gazeta Express

15/07/2020 8:24

Autopsia thotë se ylli i “Glee”, Naya Rivera vdiq nga fundosja.

Një autopsi e lëshuar nga Zyra e Kontrollit Mjekësor të Qarkut Ventura ka vendosur që aktorja Naya Rivera vdiq si rezultat i fundosjes, shkruan CNN.

“Gjetjet e autopsisë janë në përputhje me një fundosje dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Asnjë dëmtim traumatik ose proces i sëmundjes nuk u identifikua në obduksion”, tha zyra në një njoftim për shtyp.

Rivera, 33 vjeçe, u zhduk javën e kaluar nga Liqeni Piru në Qarkun Ventura të Kalifornisë Jugore. Ajo shkoi në liqen atë pasdite dhe mori me qira një varkë me djalin e saj 4-vjeçar, sipas autoriteteve.

Djali i saj u gjet më vonë duke fjetur vetëm në varkën që e kishin marrë me qira. Trupi i saj u gjet të hënën në mëngjes.

Autoritetet thanë që nuk ka asnjë indikacion se droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por testimi i toksikologjisë do të bëhet.

Pas lajmit për vdekjen e saj, ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e Riveras kanë shkruar telegrame ngushëllimi në rrjete sociale. /Lajmi.net/