string(86) "dalin-pergjigjet-e-provimit-te-matematikes-234-maturante-ekselente-1729-marrin-noten-4"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2022 15:44

Dalin përgjigjet e provimit të Matematikës, 234 maturantë “ekselentë”, 1729 “ngelës”

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2022 15:44

Janë publikuar notat e provimit të Matematikës maturën shtetërore. Raportohet se 234 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.

Në njoftimin e dhënë në portalin studentor, informohet se në total provimin e kanë bërë 29.829 maturantë, ku 1729 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur.

Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.

Matura 2022
Me note 10.00 – 234 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 1,729 maturante

Matura 2021
Me note 10.00 – 4 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 3,018 maturante

Matura 2020
Me note 10.00 – 166 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 680 maturante

Matura 2019
Me note 10.00 – 31 maturante
Me note 4.00 – 2,170 maturante

Testi i Maturës për Matematikën u zhvillua më 17 korrik. Në total provimi kishte 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit ishin nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % p֝ër ato që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.