Dalin pamjet, vajza e re u hodh nga kati i 6-të dhe u përplas në ballkonin e katit të dytë - Gazeta Express
string(89) "dalin-pamjet-vajza-e-re-u-hodh-nga-kati-i-6-te-dhe-u-perplas-ne-ballkonin-e-katit-te-dyte"

Dalin pamjet, vajza e re u hodh nga kati i 6-të dhe u përplas në ballkonin e katit të dytë

Gazeta Express

23/02/2020 17:25

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re, ra nga lartësia e katit të 6-të të një ndërtese, teksa po konsumonte kafen.

Policia njofton zyrtarisht se vajza është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 6, i cili ishte shndërruar në një bar restorant. Autoritetet njoftojnë se më pas vajza është përplasur në katin e dytë të godinës, ashtu siç sugjerojnë fotot e mëposhtme, të përcjella nga abcnews. Aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rëndë, e shtruar në spital.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë: 

Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Express