string(62) "dalin-pamjet-nga-festat-seksuale-te-diddy-t-juristet-tronditen"

Yjet

Gazeta Express

15/05/2025 19:41

Dalin pamjet nga festat seksuale të Diddy-t , juristët tronditen

Yjet

Gazeta Express

15/05/2025 19:41

Në ditën e tretë të gjyqit ndaj producentit të njohur të muzikës hip-hop, Sean ‘Diddy’ Combs, juristët në gjykatën federale në Manhattan panë për herë të parë imazhe nga festa seksuale të quajtura “Freak Off”, të organizuara nga vetë Combs.

Pamjet, të cilat u mbajtën larg syve të publikut për të mbrojtur privatësinë e dëshmitares, iu shfaqën vetëm juristëve, prokurorisë, avokatëve dhe vetë Combs.Kasandra “Cassie” Ventura, ish e dashura e Combs dhe këngëtare e R&B, i përshkroi pamjet me një zë të ftohtë. Ato tregonin momentet e saj intime me tre meshkuj të ndryshëm gjatë një “Freak Off”.

Në një prej imazheve, ajo shihej me një burrë të quajtur Greg, ndërsa kishte veshur taka shumë të larta dhe kishte vaj në trup.

Ventura, tani 38 vjeç, tregoi se këto aktivitete i kishin shkaktuar infeksione të dhimbshme urinare dhe plagë në gojë, si pasojë e marrëdhënieve të zgjatura seksuale që zgjatnin deri në katër ditë. Megjithatë, ajo tha se ishte detyruar të merrte pjesë në këto festa pavarësisht vuajtjeve fizike.

Ajo përshkroi gjithashtu përplasjet me Combs gjatë lidhjes së tyre që filloi në vitin 2006, kur ajo ishte vetëm 19 vjeç dhe Combs 36. Në një incident të ndodhur në hotelin InterContinental në Los Anxhelos në mars të vitit 2016, ai e kishte dhunuar fizikisht ngjarje që ishte kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Pas këtij rasti, Combs i kishte dërguar një sërë mesazhesh ku i shkruante “Më telefono”, “Ndihmë” dhe “Nëse nuk më merr në telefon, nuk do ta dëgjosh më zërin tim”.

Ai kishte pretenduar se do të arrestohej, por nuk pati asnjë veprim nga policia apo sigurimi i hotelit. Në ditën e dytë të dëshmisë së saj, Ventura tregoi për dhimbjet dhe pasojat fizike të rënda që kishte përjetuar gjatë marrëdhënies disavjeçare me Combs, duke i cilësuar festat seksuale si “ferr për trupin”