Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit, ku humbi jetën një person - Gazeta Express
string(85) "dalin-pamjet-nga-aksidenti-i-rende-ne-korrotice-te-drenasit-ku-humbi-jeten-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:28

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit, ku humbi jetën një person

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:28

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 gusht rreth orës 02:10, kur një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës. Si pasojë, shoferi ka mbetur i lënduar rëndë dhe është transportuar menjëherë nga ekipi emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pak pas orës 03:00.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, hetuesit dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Ai njëkohësisht bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik, duke rikujtuar se vetëm gjatë periudhës janar–korrik 2025, nga 59 persona që kanë humbur jetën në aksidente, 33 prej tyre kanë qenë shoferë.

“Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë vigjilentë gjatë vozitjes, me qëllim që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me humbje jetësh. Për të gjithë ata që shkelin ligjet e rregullat e trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi,” ka deklaruar Hoxha.