Dalin pamjet kur gjashtë policë ndoqën të dyshuarin që gjuajti me kallashnikov në qendër të Podujevës - Gazeta Express
string(101) "dalin-pamjet-kur-gjashte-police-ndoqen-te-dyshuarin-qe-gjuajti-me-kallashnikov-ne-qender-te-podujeves"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2026 15:13

Dalin pamjet kur gjashtë policë ndoqën të dyshuarin që gjuajti me kallashnikov në qendër të Podujevës

Lajme

Gazeta Express

28/01/2026 15:13

Një person shtiu me armë zjarri në qendër të Podujevës sot në mesditë.

Ai është arrestuar dhe policia po e heton rastin.

Ndërkaq, EO ka publikuar momentin e kapjes së tij nga gjashtë policë që shihen duke vrapuar drejt tij.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit më herët e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.  Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk raportohet për persona te lënduar”, tha ajo./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement