Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme - Gazeta Express
string(70) "dalin-pamjet-e-mercedesit-te-djegur-te-butes-qe-coi-ne-vrasjen-e-sotme"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2022 20:38

Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme

Lajme

Gazeta Express

28/05/2022 20:38

Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.

Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

Lexo Edhe:

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

Se akti kishte ndodhur për këtë fakt, gjatë ditë ka raportuar ekskluzivisht Insajderi. Gazeta i ka siguruar pamjet ekskluzive të veturës së djegur të këngëtarit ferizajas./Gazeta Insajderi