Dalin pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Skenderaj, persona të maskuar hynë në lokal dhe qëlluan drejt viktimave - Gazeta Express
string(112) "dalin-pamje-nga-vendi-ku-ndodhi-vrasja-ne-skenderaj-persona-te-maskuar-hyne-ne-lokal-dhe-qelluan-drejt-viktimave"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2023 9:37

Dalin pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Skenderaj, persona të maskuar hynë në lokal dhe qëlluan drejt viktimave

Lajme

Gazeta Express

10/08/2023 9:37

Kosova është tronditur sërish nga një vrasje që ka ndodhur në një lokal në fshatin Runikë në Skenderaj.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur pas mesnate dhe për pasojë një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, e tre të tjerë janë plagosur.

Siç ka bërë të ditur policia, nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Në mediat lokale janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.