Dalin pagat për zjarrfikësit, do të paguhen edhe për orët shtesë - Gazeta Express
string(63) "dalin-pagat-per-zjarrfikesit-do-te-paguhen-edhe-per-oret-shtese"

Gazeta Express

26/03/2020 17:11

Dalin pagat për zjarrfikësit, do të paguhen edhe për orët shtesë

Gazeta Express

26/03/2020 17:11

Ministria e Financave dhe Transfereve sot ka njoftuar se është bërë procedimi i pagave për përfituesit e pagave nga buxheti i Kosovës, derisa zjarrfikësit do të kompensohen edhe për obligimet e mbetura për 2019, për orët jashtë orarit, punën gjatë festave dhe ndërrimeve të natës.

Pagesa ishte paraparë të realizohet në pagën e prillit, por kjo është bërë me urgjencë këtë muaj.

Lexo Edhe:

“Shpresojmë se institucionet shtetërore do të angazhohen që zjarrfikësve t’u krijohen kushte për punë dhe të jenë sa me të përgatitur që misioni i tyre i shenjtë për shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale të kryhet çdo herë me sukses”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës.