Sot kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Islandës.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale njoftoi se biletat tashmë janë në dispozicion për t’u blerë në sistemin online, shkruan “Gazeta Express”.
Ato do të kushtojnë nga 5 euro deri në 80 euro, që është edhe çmimi i biletave të zonës VIP
Kosova dhe Islanda do të përballen mes vete të enjten e 20 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa loja do të fillojë prej orës 20:45.
Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë, kur edhe do të përcaktohet Kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Biletat mund t’i blini përmes këtij linku: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do /Gazeta Express